U arrestuan tre ditë më parë nga autoritetet serbe në Merdarë, një prej 4 të liruarve ka deklaruar se nga policia serbe u është thënë se ndalimi i tyre ka ndodhur për shkak të çështjeve politike që lidhen me situatën në veri të vendit.

Dervish Maliqi u ka thënë para gazetarëve se nga kufiri ishin marrë nga dy civilë dhe pastaj janë dërguar në Kurshumli.

“Kemi qenë duke shkuar për Gjermani, si jemi dalë na kanë ndalu, na morën dokumentet veç na kanë thanë parkoje xhipin dhe na kanë shti në xhip na kanë çuar në Kushumli, kemi nejt 2 orë s’kemi ditë kurgjë. Ata çka munden me bë është 48 orë mbajtje si i dyshuar, më shumë nuk patën fakte. Sipas policisë(serbe), nuk ka pas të bëjë me baraka, kjo është vetëm politikë, për shkak të tensioneve në veri”, ka thënë ai.