Një arsenal armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është zbuluar nga policia në veri të Kosovës, gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur në zonën e Zubin Potok. Sipas mediave që raportojnë rastin, gjatë aksionit policor janë sekuestruar një armë AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municione, një armë artizanale dhe një fishek i kalibrit të madh.
Po ashtu, oficerët e policisë kanë gjetur edhe një helmetë ushtarake, një çantë me pajisje për pastrimin e armëve, si dhe një uniformë ushtarake të kamufluar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur origjinën e armëve dhe personat që mund të lidhen me këtë rast.
