Policia malazeze bastis pronat e vëllait Milo Gjukanoviçit në qendër të Podgoricës.
Bëhet e ditur se policia ka rrethuar një ndërtesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanovç.
Në të njëjtën ndërtesë, ndodhet edhe një degë e “Prva Banka”, në pronësi të tij.
Mediat vendase raportojnë se, inspektorët pritet të kryejnë kontroll në pronat e Aco Gjukanoviçit, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi kishte raportuar në shtator të vitit 2023 se Aco ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi.
