Albin Kurti dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në shesh, pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku deri në mesnatë ishin numëruar 73% e votave dhe Lëvizja Vetvendosje rezultonte fituese.

Kurti ka dalë duke shpallur fitoren e parakohshme duke mbajtur një fjalim në Prishtinë para mbështetësve të tij. Ai e quajti atë ditë si një ditë historike dhe ka kaluar edhe në komene fyese ndaj kundërshtarëve të tij.

“Këto zgjedhje kanë treguar diçka të vlefshme për politikën dhe historinë, populli i Kosovës e ka mund edhe Serbinë. Kanë bërë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.