Ish-presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi për rreth dy vite tashmë po qëndron në paraburgim nën akuzë për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Gjatë kësaj kohe ai nuk ka mundur të takojë familje ne tij, ndërsa mediat nga Kosova raportojnë se ditën e nesërme Thaçi do të vizitohet nga prindërit e tij.

Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë nesër në qeli ish-presidentin, teksa ai vijon të qëndrojë aty nën akuzë për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës së Kosovës me Serbinë.