Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, në mbylje të mandati të saj.
Në postimi ne saj, Osmani thekson se lidhja e fortë e Kosovës me Amerikën do të ruhet gjithmonë, teksa falenderon presidentin Trump për vlerësimin.
“Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë! Falenderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”-, shkruan Osmani.
Presidneti Trump shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin me Osmanin, në mbyllje të mandatit të saj si presidente e Kosovës.
“E nderuar Znj. Presidente! Faleminderit për letrën tuaj shumë dashamirëse. Vazhdoj të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës.
Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore-veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë.
Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim. Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj të mëtejshëm.
Singerisht, Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”– thuhet në letrën e Presidentit amerikan.

