Mbrëmjen e djeshme ka skaduar afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit në Kosovë. Listat i kanë publikuar të gjitha partitë, përveç PDK-së e cila ende nuk e ka publikuar zyrtarisht.
Megjithatë, mediat në Kosovë kanë zbuluar se kush janë 20 emrat e parë në listën e PDK-së.
1.Bedri Hamza
2.Uran Ismaili
3.Vlora Çitaku
4.Përparim Gruda
5.Arian Tahiri
6.Besa Kabashi-Rama
7.Rrahman Rama
8.Arben Mustafa
9.Sala Jashari
10.Enver Hoxhaj
11.Jakup Nura
12.Ganimete Musliu
13.Blerta Deliu
14.Xhavit Haliti
15.Rrustem Mustafa
16.Mërgim Lushtaku
17.Elmi Reçica
18.Ariana Musliu-Shoshi
19.Fadil Demaku
20.Altin Krasniqi
Në anën tjetër, në listën e LDK-së, në dhjetëshen e parë mungojnë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Kjo e fundit tha se është vendosur në listë pas shumë njerëzve që s’kanë lënë gjë pa thënë për LDK-në.
“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale.
Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë”, ka shkruar Bajrami.

Listën e ka publikuar edhe Vetëvendosje. Aty figurojnë edhe emra të rinj si hoxha Osman Musliu, Arton Konushevci e aktori Armend Baloku. Por, mungon emri i Driton Hysenit.

Kurse, në listën e AAK-së, në numrin 11 është Ramush Haradinaj, i cili duket se ka liruar rrugë për emrat e rinjë.

Top Channel
