Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës së kaluar, ku një zyrtar policie është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Ngjarja bëhet me dije të ketë ndodhur në Kaçanik të Kosovës.

Policia e ka konfirmuar rastin derisa është bërë e ditur se zyrtari policor nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Policia akoma nuk ka sqaruar rrethanat, teksa nuk dihet se kush është autori ose autorët e krimit.