Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka dalë në një konferencë përmediat.
Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.
“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë. Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime. Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet.
Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hapë janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit. Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor. Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve”-tha Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.”-tha Kurti.