Veriu i Kosovës është përfshirë ditën e sotme nga protesta, e thirrur nga komuniteti serb.
Protestat u thirrën pas deklaratës së kryeministrit kosovar Albin Kurti, i cili deklaroi se nëse barrikadat do të hiqen atëherë do të ketë viktima. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme me dhjetëra qytetarë janë mbledhur në këtë komunitet lokal serb që njihet si ‘Te kyqi’.
Në duar ata mbajnë flamuj serbë dhe pankarata me mbishkrime të ndryshme, por njëra prej tyre që ra në sy është ajo që shkruan ‘Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë’. Raportohet se aktualisht “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës që më 10 dhjetor.
Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë protestës. Ndërkaq si rezultat i situatës janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.