Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pas tensioneve të shkaktuara ditën e sotme nga serbët në veriun e Kosovës.
Peci deklaroi për mediat se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune. Ai tha se është dita e parë e punës së tij dhe është duke e ushtruar funksionin e tij si kryetar.
Qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në Komunë të kryetarit të ri të zgjedhur në prill.