Megjithëse ende pa një qeveri që nga zgjedhjet parlamentare të muajit shkurt, Kosova mban të dielën zgjedhjet lokale.

Mbi 2 milionë qytetarë votojnë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave.

Në garë janë 93 subjekte, ndërsa votimi po zhvillohet edhe në komunat me shumicë serbe në veri.

Por sipas mediave në Kosovë situata është shqetësuese, pasi Lista Serbe ka organizuar votimin në grup.

Procesi po monitorohet nga institucionet ndërkombëtare, ndërsa është mundësuar edhe votimi me postë nga jashtë vendit.