Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik këtë vit do të jetë 105 euro. Kjo vlerë ka caktuar edhe sa do të paguhen deputetët e Kuvendit të Kosovës. Një deputet/e i Kuvendit që vlerën e koeficientit e ka 16.4, pagën mujore do ta ketë 1,722 euro. Të njëjtën pagë do ta ketë edhe ministri/ja i Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, zëvendësministri/ja që e ka koeficientin 14.8, pagën mujore do ta ketë 1,554 euro. Koeficientin më të lartë në Kosovë do ta ketë presidentja. Sipas Ligjit për paga në sektorin publik, koeficienti për pozitën presidentit/es do të jetë 18 që i bie se paga e të parit të shtetit të jetë 1 mijë e 890 euro në vitin 2023.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri i vendit do të kenë koeficientin 17, që i bie se paga për këto dy poste publike do të kenë pagë prej 1 mijë e 785 euro në muaj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ligjin e ri, pritet të ketë pagën 1890 euro.