Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një zjarr ka shpërthyer në një banesë, duke marrë jetën e një gruaje 80-vjeçare.

Si pasojë e flakëve, viktima ka humbur jetën, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti tragjik. Hetimet janë në vazhdim e sipër për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Me datën 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.