Ditën e djeshme u raportua se shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbut në Prizren ishte bërë objekt i vandalizmit teksa përkrenarja dhe shpata janë lyer me ngjyrë ari. Akti ka shkaktuar reagime të forta publike pasi konsiderohet që cenon simbolet kombëtare dhe ndërgjegjen historike të shqiptarëve.

Në media raportohet s qytetarë dhe intelektualë vendas kanë reaguar, duke dënuar ashpër çdo ndërhyrje që ndan shoqërinë dhe cenon figurat historike. Nga ana tjetër, Komuna e Prizrenit ka sqaruar po ashtu se ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi.

Bëhet me dije se akti është kryer pa lejen e Komunës dhe konsiderohet ndërhyrje e papranueshme. Ndërkohë, policia e Kosovës ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e këtij akti.

Shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, e vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren, është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe simbolike të qytetit ku është mbajtur një tjetër ngjarje me rëndësi të veçantë për vetëdijen kombëtare si “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.