Festat e fundvitit shoqërohen gjithmonë me një atmosferë të gëzueshme, ku fëmijët veçanërisht mezi presin të marrin dhurata, duke vazhduar të besojnë në ekzistencën e Babagjyshit.

Megjithatë, së fundmi një hoxhë nga Kosova u ka bërë thirrje besimtarëve myslymanë, se nuk duhet t’i mashtrojnë fëmijët e tyre me këtë histori, madje duke e cilësuar këtë personazh, si “babadreqi”. Sipas hoxhës Shefqet Krasniqi, kjo është një festë “haram” dhe gënjeshtër.

“Mos i rrej fëmijët ka babadimër, ai është babadreq, pse po rren. Kjo i bije sikur me thanë prej majmuni jena, ku ka babadimër të vërtetë, përrallë është ajo. Po thom La Ilaha Illa Allah po du xhenet, dhe pe festoj festën e dreqit, jo haram o,”- tha Krasniqi.