Organizata QIKA ka ndërmarrë një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku shkallët e institucionit janë lyer me ngjyrë të kuqe. Përmes këtij veprimi, organizata ka kërkuar vëmendje për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë institucionale për garantimin e sigurisë së tyre.

Aksioni vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ngjarje e cila ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Përmes këtij gjesti, QIKA ka përcjellë një mesazh kundër dhunës ndaj grave, duke rikthyer në fokus nevojën për llogaridhënie nga institucionet dhe marrjen e masave për të parandaluar raste të tilla të ngjashme me këtë të fundit. Në hyrje të ndërtesës është vendosur edhe mesazhi “Shteti e vrau Arlindën”.