Në disa vende të Evropës por edhe Prishtinë, autoritetet kanë ndaluar lëvizjen e qytetarëve me skutera elektrikë për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin. Drejtuesit e skuterave elektrikë shpeshherë janë bërë shkak për aksidente edhe në vendin tonë.
Përgjatë një muaji në spitalin e Traumës paraqiten me dhjetëra raste të drejtuesve të skuterave që janë përfshirë në aksidente me automjete të tjera apo janë rrëzuar edhe vetë. Mjekët ortopedë thonë se rastet e aksidenteve me skutera janë të shumta dhe mosha është e ndryshme.
Kemi raste dhe moshat më të prekura, janë moshat e reja se ato i përdorin më shumë.
Sipas tyre dëmtimet e shkaktuara nga rrëzimi me një skuter elektrik janë të ndryshme dhe vijnë nga më minimalet te deri tek të rrezikshmet për jetën.
Mund të bësh dëmtime nga të mëdha, të dëmtosh kokën, hematoma cerebrale, qafën , frakturë, dëmton barkun, gjithë organet në varësi të rrëzimit në momentin ku përplasësh , dëmtimet vijnë nga minimale deri tek të rrezikshme për jetën.
Mjekët ortopedë i cilësojnë skuterat elektrikë si të pasigurta prandaj kërkojnë shtimin e masave mbrojtëse.
Një liçensë përdorimi, një mënyrë si duhet përdorur, ca rregulla çfarë duhet të përdorin këta njerëz, kokoren, gjunjëset, brrylset duhen ca element sigurie mbi atë mjet.