Prej më shumë se 1 muaji, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbahet i arrestuar në një qeli në Hagë ku po përballet me akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte, krime kundër njerëzimit, burgosje gjatë luftës së Kosovës.


Por si po i kalon ditët në qeli? Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka zbuluar më shumë detaje në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar se me Thaçin dhe biseduar në telefon.


Arian Çani: Me Hashimin ke folur në telefon? Se lejohet të flasësh në telefon.


Baton Haxhiu: Po, kam folur!


Arian Çani: Çfarë thotë?


Baton Haxhiu: S’ka asnjë mundësi të flasësh më shumë se ‘si je, ç’po bën’. Për arsye se telefonin që e ke brenda kur i sjell numrat për të folur me dikë, nuk ke mundësi se je i incizuar.


Arian Çani: Nuk them ndonjë sekret. Them ça thotë…


Baton Haxhiu: Mirë jam, po lexon libra.


Arian Çani: Si i ka kushtet? Se ti ke qenë aty…


Baton Haxhiu: Sikur unë… Njësoj.


Arian Çani: Si janë kushtet? Janë të mira?


Baton Haxhiu: Ka një televizor…


Arian Çani: Hashimi sa u bë tani?


Baton Haxhiu: U bë 1 muaj e më shumë.


Arian Çani: Po çfarë thuhet Baton? Nuk dihet se kur del…


Baton Haxhiu: Si procedurë ata që e marrin vendimin për të të arrestuar, asnjëherë gjyqtari nuk e merr vendimin për të të liruar. Dhe pastaj ky gjyqtar e ka mandatin deri në një pikë, deri kur fillon akt-gjykimi, ndërrohet edhe bëhet paneli i gjyqtarëve.


Arian Çani: Po çfarë thonë? Edhe sa mund të rrijë brenda Thaçi?


Baton Haxhiu: Procesi zgjat deri në 3 vjet.