Analisti Fatmir Sheholli është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Përmes një njoftimi zyrtar, Sveçla konfirmoi arrestimin, duke theksuar se institucionet e sigurisë kanë grumbulluar prova që e lidhin Shehollin me veprime të dyshimta që bien ndesh me sigurinë kombëtare.
“Sheholli është arrestuar për dyshime të arsyeshme për përfshirje në aktivitete që cenojnë sigurinë e Republikës së Kosovës. Hetimet janë në vijim dhe do të bëhen publike në përputhje me ligjin,” u shpreh Sveçla.
Fatmir Sheholli njihet në opinionin publik si analist politik dhe komentues i zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.