Ditën e sotme është zhvilluar një aksion nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku ka patur edhe disa arrestime nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Bëhet e ditur se në mesin e tyre është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit të njohur, Getoar Selimi.
Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Ka qenë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ai që ka konfirmuar aksionin, duke bërë të ditur se hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe përfshijnë disa persona të dyshuar.
“Sapo të përfundojnë procedurat hetimore, do të mund të bëhen publike më shumë informacione”, deklaroi Kelani.
Hetimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.
