Një rast i rëndë ngacmimi seksual është raportuar në Kosovë, ku një mësues është nën hetim.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Klinë, ku një mësues dyshohet se ka ngacmuar nëpërmjet mesazheve seksuale një nxënëse të mitur. Rasti dyshohet se ka ndodhur më 30 prill të këtij viti, ndërsa viktima e ka raportuar në polici më 3 maj.

Mësuesi është ndalua dhe ndaj tij pritet të caktohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, duke bërë që ai të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.