Leotrim Caraku, i mbijetuar i masakrës së Poklekut, ka ndarë momentet e tmerrshme të kaluara gjatë kësaj masakre. Ai ka thënë se ende e vuan faktin që nuk arriti të shohë nënën e tij.
‘’Sot e kam mall qysh s’kam arrit me pa nanën. Sot e kujtoi gjithë, u kanë një gru me jakne të zezë, fytyrën s’kam mujt me ia pa, tham a u kanë qajo. Një u kanë i plagost, e njisha lypke ujë, ato e kemi lanë te dera e hyrjes kur jena dalë.’’, ka thënë ai.
Masakra e Poklekut i referohet vrasjes së 53 civilëve shqiptarë, nga të cilët 24 fëmijëve, në fshatin Poklek, pranë Drenasit, Kosovë. Masakra ndodhi më 17 prill të vitit 1999 dhe u krye nga forcat serbe gjatë përfundimit të Luftës së Kosovës, me motive spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe qëndrime antishqiptare.
