Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar qytetarët e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Spiropali uroi për fitoren në këto zgjedhje Kryeministrin Albin Kurti, si dhe të gjithë spektrin politik për standardet e arritura në fushatë.

“Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi”, shkruan Spiropali.

REAGIMI:

Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë.
Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi.