Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar ditën e sotme lidhur me takimin urgjent  Borrell ka thirrur në Bruksel.

Në një prenoncim për mediat serbe ai tha se Kurti mban ligjërata dhe se takimi me të nuk ka kuptim.

“Me të nuk ka çfarë të diskutohet. Ai diskutim nuk ka kuptim”, tha Vuçiç, gjersa shtoi se Kurti mban ligjërata për Enver Hoxhën, Adem Demaçin, Marksin, etj.

Presidenti i Serbisë pohoi gjithashtu se do të takohet me Borrellin.

“… Por do të dëgjoj se çfarë po kërkohet nga Serbia”, tha ai.

“Do të shkoj në Bruksel, të diskutoj me Borrellin 1 orë, 2 orë, 10 orë, por me Kurtin nuk kam çfarë”, ka thënë Vuçiç.