Një person është gjetur i vdekur në Podujevë të Kosovës, mbrëmjen e së shtunës.
Sipas policisë, një qytetar është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimin për zbardhjen dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.