Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të enjte në qendër të Podujevës. Si pasojë e të shtënave, katër persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt familjar që ka përshkallëzuar. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të plagosjes.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit  janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor“, thuhet në njoftimin e Policisë.