Situata e tensionuar raportohet nga veriu i Kosovës, ku janë dëgjuar të shtëna armësh.
Gazetarja Leonita Bajrami raporton se mes turmës është hedhur gaz lotsjellës.
Bëjmë me dije se më herët kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hynë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë.
Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.