Dy persona janë plagosur mbrëmë e djeshme në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa është konfiskuar makina, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

“Është raportuar se dy persona, meshkuj kosovarë, kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtët kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se është përdorur në rast”, shkruhet në raportin e Policisë.

Mësohet se ngjarja e rëndë po hetohet nga oragnet e drejtësisë së Kosovës, dhe nëse kemi të bëjmë me një tentativë për atentat.