Është arrestuar personi që dyshohet se e ka sulmuar kameramanin e RTK-së, Bardh Bekteshit. Gazeta Express shkruan se Bekteshi u sulmua të premten në Leposaviq nga persona të maskuar.

Të premten pati tensione pas vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi. Pas këtij sulmi, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar me urgjencë që t’u ofrohet siguri gazetarëve që po raportojnë nga atje.