Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me përplasjet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, pas tensioneve në veri.
Stoltenberg ka dhënë një mesazh të qartë për të dyja palët, që të përmbahen dhe të ndalojnë përshkallëzimin e veprimeve.
Ndër të tjera ai ka shtuar se vendet duhet të ulin tensionet dhe të jenë të gatshëm të dialogojnë, ndërsa shton se forcat e NATO-s janë duke monitoruar situatën dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë.
“NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy luftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4000 ushtarë dhe ata luajnë një rol kyç në stabilizimin e situatës.
Forcat tona janë të afta, të gatshme, por edhe në gatishmëri. Ata po monitorojnë situatën me vëmendje të madhe. NATO dhe BE bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika provokuese. U bëj thirrje atyre. për të lehtësuar tensionet në Kosovë”, tha Stoltenberg.