Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i gjykimit ka devijuar dhe se i njëjti duhet të ofrojë drejtësi, e jo hakmarrje. Në një intervistë për emisionin, “Opinion”, Thaçi tha se po kalon gjashtë vite në izolim, ndërkohë shtoi se prokurorët se Speciales po i mohojnë të drejtën e fjalës.

“Në izolim po kaloi vitin e 6 pa vendim gjyqësor. Ky proces ka devijuar duhet të ofrohet drejtësi e jo hakmarrje, s’kam çka t’i shtoj këtij konstatimi. Të ishte transparent. Llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut. Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkuar atë që ma do zemra e thotë plotësisht mendja”, u shpreh ish-presidenti.