Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Raportohet se viktima u gjet rreth orës 01:30 të ditës së sotme, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është dhuna e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti. Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur patrullat policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 80-vjeçares. Në banesë është gjetur edhe bashkëshorti i saj, rreth 81 vjeç, me inicialet B.D., i cili është shoqëruar në stacionin policor.