Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një 25-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë.

Raportohet se studentja me origjinë nga Kosova u gjet e pajetë në Tetovë, pasditen e djeshme rreth orës 19:00. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje, pasi në trup i janë gjetur shenja dhune. Dyshohet se ajo mund të jetë hedhur nga lartësia e një pallati dhe për këtë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit, pas tregut të gjelbër në Tetovë, teksa tashmë policia ka nisur hetimet.