Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar. Sipas raportimeve në media, viktima është 27-vjeçari Albion Osmanaj, teksa autori është kushëriri i tij vetëm 17 vjeç. Raportohet se nga konflikti ka mbetur i plagosur edhe babai i 27-vjeçarit.

Në lidhje me ngjarjen, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona, mes tyre dhe nëna e adoleshentit, pasi dyshohet se e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin.  Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.