Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për presidentin. Ata janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut.
Abdixhiku ka thënë se nga data 9 korrik kanë nisur takimet e vazhdueshme për diskutimet rreth stabilitetit institucional.
Ka thënë se kanë qenë të vendosur për të gjetur zgjidhje për të ecur përpara.
Ai ka thënë se bisedimet nuk ishin të lehta por shteruese.
Abdixhiku ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut për postin e presidentit.
