Ka përfunduar pas tetë orësh intervistimi në cilësinë e dëshmitarit e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, nga Prokurorët e Speciales


Pas intervistimit, ai nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.


Intervistimi i tij filloi në orën 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa do të vazhdojë edhe të enjten e të premten.


Specialja i dërgoi atij ftesë në korrik të këtij viti, ndërsa Ahmeti u shpreh i gatshëm për të dëshmuar.