Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive ka nisur punimet e seancës. Ai ka ftuar Albin Kurtin për të dhënë propozimin për kryetar të kuvendit.
“Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Vetëvendosjes, kanë vazhduar dhe nuk kemi marrëveshje, në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet kërkojmë më shumë kohë”, tha Kurti.
“Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi i seancës e cila ka filluar, por përfundon atëherë kur të zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët. Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën, kërkojnë të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e pantallonave të kryeministrit, është çmimi që unë duhet të paguajë në mënyrë që ata të ulen e të bisedojmë, jam i lumtur ta paguaj. Vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, tha Kurti.
