Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar autori i sulmit ndaj gazetarëve në veri të Kosovës më 29 Maj. Ministri shprehet se në pranga ka rënë Nemanja Vllaskovic ndërsa shton se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të dalin para drejtësisë.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.” shkruan Sveçla.