I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha të martën se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet sot dhe nesër.

Ai i bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë të cilave thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore./ Top Channel