Ish-kryeparalementari Kadri Veseli deklaroi se drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet. Në fjalën e tij në Gjyqin që po mbahet në Hagë për katër krerët e UÇK-së, Veseli u mbrojt para trupit gjykues duke thënë se veprimet e tij kanë qënë ligjore.
Sipas tij, ai dhe familja e tij kanë jetuar në persekutim të vazhdueshëm dhe këtë ai e cilson si një përvojë qe nuk do të ia dëshironte askujt.

“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë.

Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, tha Veseli.