Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasditen e kësaj të hënë ka zhvilluar një takim me tre zyrtarët policorë kufitarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, të cilët ishin rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe, afër vijës kufitare.
Përmes një njoftimi për mediat thuhet se të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, që nënkupton se ndaj tyre do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.