Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nuk do marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit. Ai u shpreh se këtë e konsiderojnë një “show njëpartiak”, që sipas tij, nuk i shërben interesave të vendit.
“LDK-ja dhe këtu flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së e konsideron që ky show njëpartiak nuk i shërben interesave të Republikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në show të tillë. Le ta marrin si të dëshirojnë ta marrin, por kjo është e vërteta”, u shpreh ai.
Sot është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe në rast të dështimit, vendi shkon sërish në zgjedhje.
