Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku qytetarët e komunës së Gjakovës kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e Nikollë Perkajt, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, i cili ka ndërruar jetë disa muaj më parë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pavarësisht se nuk është më në jetë, Perkaj ka arritur të marrë 52 vota nga qytetarët në këto zgjedhje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se përfshirja e emrit të tij në listë ka ardhur si pasojë e afateve ligjore dhe procedurave teknike zgjedhore, të cilat nuk lejojnë ndryshime pas një faze të caktuar të procesit.

Nikollë Perkaj kishte ndërruar jetë pas një aksidenti disa muaj më parë, por emri i tij nuk u hoq nga lista përfundimtare e kandidatëve, duke sjellë këtë situatë të pazakontë në procesin zgjedhor.