Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë ku deri më tani janë numëruar 2283 vendvotime nga  2533 në total, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, udhëheq me 41% ndërkohë e dyta renditet PDK me 22.37% dhe e treta është LDK me 17.57 %.

AAK dhe Nisma kanë marrë 7.56%  të votave nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen SRPSKA LISTA me 3.98% dhe Koalicioni për Familje 2.30%.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1,970,944 qytetarë, ndërsa kanë votuar 799,954.

Top Channel