Kosova ka hequr banderolën ku shkruhej “Free Ukraine” (Ukrainë e lirë), pas deklaratave të Volodymyr Zelenskyt, i cili tha se politika e Kievit zyrtar nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama shprehet se kur Kosova nuk respektohet, përgjigjjet gjithmonë njëjtë.

Ai theksoi se empatia dhe solidariteti i Kosovës do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Kjo pasi, Kosova e din se çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjjet gjithmonë njëjtë. Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.”– shkruan Rama.