Janë publikuar pamjet e dhunës brutale të ushtruar ndaj 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në Podujevë.

Adoleshenti u dhunua më 14 janar në rrugën “Drenica”, teksa nga kjo video shihet se fillimisht ai përplaset me makinë nga disa persona, e më pas ata e dhunojnë brutalisht me shufra metalike.

Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18-vjeçar ndërroi jetë në QKUK.  Sipas mediave në Kosovë, viktima kohë më parë kishte humbur dhe dy prindërit e tij. Ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar deri më tani nga Policia e Kosovës dy persona.