Një sherr i rëndë ka ndodhur në Drenas të Kosovës, ku janë konfliktuar tre vajza të reja.
Ngjarja ka ndodhur më datë 24 nëntor në stacionin e autobusëve dhe policia i ka arrestuar vajzat e përfshira.
“Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


