Pas vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt, në sallë janë shfaqur emocione të forta nga të pranishmit.
Pëervec familjarëve, emocionet nuk mundi t’i ndalë as një zyrtare policore e cila ishte në detyrë gjatë seancës.
Ajo madje i ka zgjatur dorën vëllait të Liridonës duke e uruar për dënimin që morën vrasësit e motrës së tij.
