Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku janë përfshirë disa automjete.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Komoranit, në aksin Prishtinë-Pejë, ndërsa nga video mund të shihet se në aksident janë përfshirë mbi 6 automjete. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, apo se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të japë më shumë detaje.